Transmetuar më 20-07-2017, 19:46

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, doli sonte me një reagim në lidhje me mbytjen e dy pushuesve në plazhin e Velipojës.

Ai ka ngushëlluar familjrët e dy personave që humbën jetën dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “është i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve".

Sipas Vasilit, z.Rama “vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite”.

Deklarata e plotë i Vasilit:

"Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.

Ngushëllimet e mia familjeve të tyre!

Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.

Turp!" /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd