
Një person është mbytur në ujërat e detit të Velipojës. Ngjarja tragjike ndodhi sot, rreth orës 16:15, ndërsa viktimë ka mbetur 35-vjeçari, F.H.
Policia thotë se ai është nga Prishtina dhe kishte ardhur për të pushuar.
Ai u mbyt aksidentalisht, në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij, e cila kishte kërkuar ndihmë. Për fat të mirë gruaja arriti që të dalë nga uji.
Një tjetër këmbanë alarmi për autoritetetet, të cilat edhe pse janë përballur me shumë lajme të këtij lloji, nuk kanë marrë masa për të vendosur roje bregdetare.
Pak ditë më parë, në plazhin e Zvërnecit humbën jetën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë nga Tetova. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





