


Një person i shumëkërkuar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje për llogari të autoriteteve italiane, është arrestuar nga policia e Elbasanit.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”
Ndalimi i tij u bë gjatë mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, më qëllim ekstradimi në shtetin italian.
I arrestuari është Astrit Sufali i njohur ndryshe edhe me emrat Adriano Sufali, Arben Zaim dhe Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Elbasan me vendim penal dhënë më 1 prill të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë.
Sufali është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë, mbi bazën e urdhër arrestit evropian lëshuar më 14 shkurt 2012 nga Gjykata e Brescia në Itali, ku është dënuar me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





