Transmetuar më 20-07-2017, 11:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndan mandatet e deputetëve për qarkun e Tiranës dhe të Beratit.

KQZ, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”.

KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Berat:

Partia Socialiste 4 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 mandate dhe Partia Demokratike 1 mandat.

Po ashtu u miratua projektvendimi “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”.

KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Tiranë: Partia Socialiste 18 mandate, Partia Demokratike 11 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd