
Një vajzë e re në Skrapar, me aftësi të kufizuara, është abuzuar seksualisht nga një fqinj i saj.
I dyshuari është Krenar Dhoga 51 vjeç, banues në Skrapar, i cili është arrestuar pasditen e djeshme nga policia.
Gjithçka në bazë të kallëzimit të bërë nga nëna e vajzës F.F., 57 vjeçe, banuese në Skrapar.
Noa.al mëson se gruaja ka thënë në polici se fqinji i saj, Krenar Dhoga, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e saj me aftësi të kufizuar.
Gruaja e ka gjetur vajzën invalide rreth 30 vjeçe, në gjendje shoku, ku më pas ka mësuar, se 51-vjeçari kishte hyrë në banesë dhe kishte tentuar ta përdhunonte gjatë kohës që ajo nuk ndodhej në banesë.
Por ishin pikërisht britmat e së resë ato që e kishin detyruar Dhogën të largohej, pa e konsumuar aktin e plotë.
I dyshuari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pa zot për t’u mbrojtur” e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





