Transmetuar më 19-07-2017, 23:17

Ngjarja ndodhi në Shqipëri, në vitin 2001 dhe ai është dënuar në 2004-ën me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raporton panorama.al Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në një fshat në ishullin grek Evias.
Sipas mediave greke, askush nuk kishte dyshime për shqiptarin, teksa ai jetonte në ishull prej 9 vitesh, bashkë me gruan dhe dy vajzat e mitura.
42-vjeçari u kap pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke. Siç raporton “Lamiareport”, shqiptari ka vrarë një person duke u hakmarrë për përdhunimin e së motrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





