Transmetuar më 19-07-2017, 22:36

Përfshihet në flakë një automjet në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:42, në rrugën "Muhamet Deliu".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësia.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen B.M.,  në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga drejtuesja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit "Benz" dhe 1 mjet i tipit "Ford".

Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd