
Tre persona të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur me armë një pikë karburanti në Berat.
Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotme, në një karburant në fshatin Poshnje, ku tre grabitësit i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit shtetasit A.M.
Dyshohet se nën kërcënimin e armës, punonjësit i janë vjedhur rreth 2.7 milionë lekë të vjetra, në bazë të pretendimeve të punonjësi të karburantit.
Shuma e parave ishte xhiroja e bërë gjatë punës, ndërkohë që punonjësi i karburantit, deklaroi se gjithçka ndodhi nën kërcënimin e armës.
Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë.
Aktualisht nga ana e uniformave blu, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





