
Mund të duket apokaliptike, por sipas një raporti të fundit të “Review on Antimicrobial Resistance”, brenda vitit 2050, 10 milionë njerëz mund të vdesin çdo vit, për shkak të rezistencës ndaj ilaçeve, të cilat nuk do mund të luftojnë disa infeksione dhe superbaktere që po formohen.
Të dhënat janë të frikshme, pasi flitet për një të vdekur çdo 3 sekonda, më shumë se sa shkakton kanceri në ditët e sotme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kur flitet për “rezistencë antibiotike”, bëhet fjalë për kapacitetin e baktereve për të kapërcyer barrierat e vendosura nga ilaçet. Praktikisht nënkuptohet se antibiotiku nuk e mposht dot sëmundjen.
Por raporti rendit më tej një listë masash që duhet të marrim, për të parandaluar ose reduktuar rreziqet nga rezistenca ndaj antibiotikëve.
Të informohen qytetarët në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm dhe në dijeni se çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve.
Të zhvillohen antibiotikë të rinj që mund të zëvendësojnë të vjetrit, të cilët kanë humbur efikasitetin.
Të përdoren antibiotikët me më shumë vetëdije, duke shmangur përdorimin e ilaçeve të tepërta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





