Transmetuar më 18-07-2017, 23:39

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si turp kombëtar sipas tij sjelljen e autoriteteve të Durrësit ndaj kosovarëve që po shkojnë atje për pushime.

Në një postim në Facebook, ai i cilëson këto veprime të papranueshme.

Sipas tij “shqiptarët nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zënë vendin e parë dhe përbëjnë mbi 70% të turistëve në Shqipëri dhe derdhin çdo vit qindra milionë euro në ekonomine shqiptarë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Qendrimi ne Durres i autoriteteve zyrtare ndaj shqiptareve te Kosoves, eshte nje turp kombetar!Te dashur miq, Autoritetet e Durresit u kujtuan pas 15 vitesh qe te bllokojne per autobuzet qe vijne nga Kosova rrugen Pavaresia, duke ju veshtiresuar shume sistemimin ne apartamentet dhe hotelet e prenotuara per te kaluar pushimet dhe qe jane ne te dy anet e kesaj rruge.Ky eshte nje akt i papergjegjshem intimidues dhe i turpshem jo vetem i autoriteteve lokale te Durresit por dhe i atyre qendrore.Shqiptaret nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zene vendin e pare dhe perbejne mbi 70% te turisteve ne Shqiperi. Ata derdhin çdo vit qindra milione euro ne ekonomine shqiptare.Te bllokosh rrugen dhe t’u veshtiresosh atyre sistemimin ne mjediset e prenotuara, nderkohe qe mafia me xhama te zeza kercenon cdo dite jeten e kalimtareve ne ate rruge, deshmon se je pjese e mafies.Duke denuar me ashpersi kete akt te papergjegjshem te zyrtareve qe i ka zhveshur mafia nga çdo njerezi dhe pergjegjesi, kam bindje se shqiptaret e Kosoves e kane te qarte se keto qendrime nuk kane asgje te perbashket me ndjenjat vllazerore, respektin e palekundur te qytetareve te Durresit dhe mbare Shqiperise ndaj tyre dhe i bej thirrje qytetareve te Kosoves te mos e ngaterrojne kete! sb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd