
Një shqiptar nga Kosova në Zvicër, ka dalë para gjykatës për shkak se akuzohet se ka bërë seks me lopë.
Ai ka pranuar para gjykatës në Sant Gallen se ka kryer tre herë vepra të turpshme me një lopë.
Gjykata e ka shpallur fajtor 60-vjeçarin, identiteti i së cilit nuk dihet, jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e një fermeri.
Fermeri në momentin që ka vërejtur se gjërat në mëngjes nuk janë ashtu siç i kishte lënë në mbrëmje, vendosi kamera sigurie ku edhe dokumentohet vepra e turpshme e 60-vjeçarit nga Kosova.
Prokuroria kërkon që ai të dënohet me 12 mijë e 500 franga.
Në gjykatë, ai është shfaqur i penduar.
“Kërkoj falje për atë që kam bërë. Nuk mund ta shpjegoj se si kam mundur ta bëj diçka të tillë”, citohet të ketë thënë ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





