



Sekuestrohen 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në Përmet, nëpërmjet operacionit të koduar policor "BEFASIA".
Gjatë operacionit gjithashtu janë asgjësuar 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Në pranga ka rënë edhe autori i dyshuar i lëndës dhe bimëve narkotike, Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Gur, Këlcyrë, u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





