
Jo pa shkak, një ndër zonat më problematike për fëmijët në shtëpi është ballkoni. Një vajzë e vogël, 4 vjeçe, ka mbetur e varur në kangjellat e ballkonit të shtëpisë.
Ajo qëndroj e varur në një lartësi prej 40 metrash duke u mbajtur vetëm me kokë, e cila i kishte ngecur në kangjella.
Për fat të mirë, një burrë ka ndërhyrë duke e shpëtuar vajzën, pavarësisht se jeta e tij rrezikohej.
Incidenti ndodhi në qytetin Fuzhou të Fujianit, ndërsa fqinji që ndërhyri për ta shpëtuar mori lavdërime të shumta në internet.
“Shumë faleminderit për xhaxhain trim që ndryshoi rezultatin e këtij incidenti!”, shkroi dikush.
“Ai bëri një vepër të mirë, ai do të marrë një shpërblim të mirë”, tha një tjetër. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





