Transmetuar më 18-07-2017, 13:21

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Japonisë, Nobuo Kishi.

Gjatë këtij takimi ai i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në veçanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .

Meta dhe Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.

Ministri Kishi, e uroi zotin Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës.

Nga ana e tij Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd