Transmetuar më 18-07-2017, 12:04

Një burrë i cili ka qenë në plazhin e Spillesë në Kavajë, është marrë peng dhe është dhunuar nga tre persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku në plazhin e Spilles, tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Range Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç.

Ata e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme ku dhe kanë ushtruar dhunë.  

Si të dyshuar për ngjarjen gjatë ditës së sotme janë vënë në pranga Zaimir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.

Për shkak se hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Ndërkohë ndaj tre të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Kavajës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd