


Përdori për 35 vite me radhë lente kontakti dhe gjatë këtyre viteve, pa e kuptuar la në brendinë e syve 27 të tilla.
Është ky rasti i pabesueshëm i shënuar në Britaninë e Madhe dhe i raportuar nga revista shkencore “British Medical Journal”.
Është rasti i një gruaje 67-vjeçare, e cila ndonëse kishte në sy me dhjetëra trupa të huaj, gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte ndjerë asnjë shqetësim.
Nuk kishte kuptuar asgjë dhe mbeti e shokuar po aq sa mjekët, kur i thanë se çfarë i koshin gjetur në sy.
Zbulimi u bë gjatë një ndërhyrje në katarakt, në spitalin e Solihull në juglindje të Birmingham, në Angli, shkruan noa.al.
27 lentet në sytë e gruas ishin bërë një masë kompakte bashkë me mukozën.
Pacientja tha se ndihej shumë më mirë që nga momenti i heqjes së lenteve.
“Ka shumë pacientë që u ngel lentja poshtë qepallës së sipërme, sidomos kur nuk janë mësuar me përdorimin e lenteve, por ky rast është unik”, thanë mjekët e spitali anglez, duke shtuar se gruaja ka rrezikuar seriozisht që të kishte infeksion të syve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





