Transmetuar më 17-07-2017, 18:28

Secili ka disa pyetje, përgjigjet e të cilave i merr me vonesë, ose në rastin më të keq asnjëherë.

Një ndër to është: si flenë balenat?

Zhytësi Franco Banfi na e jep këtë përgjiigje, ndërsa ka fotografuar momentin e rrallë.

Gjatë zhytjes në brigjet e Karaibeve, ai vuri re një grup balenash që ishin duke fjetur.

Këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozicion vertikal.

“Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd