Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë të Kosovës ka ndodhur në Gjermani.
Një 52-vjeçar nga Kosova, qëllon me armë zjarri bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e së bijës, duke i lënë që të dy të vdekur.
Sipas gjermanes Bild, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30 në Nurentingen, ndërsa autori i dyshuar do të dalë para gjykatës ditën e diel.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një zenkë mes burrit dhe gruas.
Fillimisht 52-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe është rikthyer sërish pas një kohe të shkurtër.
Në kohën që është kthyer, vajza e tij së bashku me të dashurin ndodheshin në shtëpi.
Vajza ka tentuar ta ndalojë babanë e saj në derën e shtëpisë së apartamentit ku banonin.
Më pas 52-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi bashkëshorten dhe të dashurin e së bijës.
Motivet e kësaj ngjarjeje nuk janë bërë të qarta./a.k/noa.al/