
Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi në çantën që mbante me vete ju gjet një pistoletë.
Mbrëmjen e djeshme, e shtunë, u bë arrestimi në flagrancë i 35-vjeçarit Florenc Daja, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të B.Sh., 32 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin B.Sh., dhe pasagjer Florenc Dajën, në çantën e krahut të këtij të fundit u gjet një pistoletë model-54, e llojit TT.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





