
Zbulohet në Itali një rrjet prostitucioni, në krye të së cilit ishtë një 22-vjeçar shqiptar. Në sajë të një operacioni, policia ka arritur që ta zbulojë këtë rrjet, duke arrestuar shqiptarin dhe një 28-vjeçare dominikane.
Gjithçka u zbulua pas hetimeve të policisë së Aquila-s, pasi në një apartament në këtë zonë është raportuar një prezencë e madhe e njerëzve në çdo orë të ditës e natës.
Nga hetimet ka rezultuar se dy të rrinjtë e arrestuar kishin ngritur një “industri” prostitucioni.
Sipas mediave italiane, 22-vjeçari shqiptar dhe 28-vjeçarja domenikane u siguronin vajzave dhe personave transgjinorë, apartamentin për t’u prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë.
Në këtë çmim, thuhet se përfshihen edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





