Tragjedia në det, “heroi” nga Tetova humbi jetën në tentativë për të shpëtuar vajzat
Transmetuar më 15-07-2017, 18:46

24-vjeçari nga Tetova, Beniamin Ferati humbi jetën tragjikisht në plazhin e Zvërnecit, në tentativë për të shpëtuar nga mbytja dy vajza. Ai mori rolin e heroit dhe ju përgjigj thirrjes së vajzave, të cilat kërkuan ndihmë.

“Shkodra news”, duke cituar burime policore, informon se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij, kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo. dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë, dhe u përmend vetëm pasi morën ndihmë mjekësore. /k.k/noa.al/

Loading...