E rëndë në Vlorë! Tre të rinj mbyten në det
Transmetuar më 15-07-2017, 16:05

Një ngjare e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Vlorë  ku tre të rinj, dy vajza dhe një djalë, janë mbytur në plazhin e Zvërnecit, për shkak të detit të trazuar.

Fillimisht në breg u nxorr e pajetë një vajzë.

Pas kërkimeve nga policia janë nxjerrë dy të rinjtë e tjerë.

Dy vajzat nga Vlora, që mendohet se kanë lidhje me njëra tjetrën, kanë hyrë të parat në det dhe teksa rrezikoheshin të mbyteshin, djali nga Maqedonia ka hyrë për t’i shpëtuar ato, por fatkeqësisht është mbytur edhe ai vetë.

Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm humbi jetën edhe një 14-vjeçar i cili u mbyt në plazhin e Marinës.

Viktima është Endri Bejkotaraj, 14 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Trupi i 14-vjeçarit, është gjetur nga pushuesit e tjerë të cilët e nisën menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës./a.k/noa.al/

Loading...