Transmetuar më 15-07-2017, 13:00

Vijon zbatimi i planit të masave nga policia rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Në vijim të punës së shërbimeve të  policisë rrugore në gjithë Qarkun e Lezhës për parandalimin e aksidenteve dhe minimizimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe sigurimin e jetës, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë 8 shtetas si dhe 1 shtetas është proçeduar në gjendje të lirë.

Konkretisht:

– Altin P.  33 vjeç,  banues në Mirditë i cili u konstatua në aksin rrugor Milot-Skuraj, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

– Pal Sh. 52 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua  në  aksin rrugor Lezhë – Kallmet, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

– Ardian P. 44 vjeç ,  banues në Lezhë, i cili u konstatua në  aksin rrugor Lezhë – Shkodër,   duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

–  Ndue M. 62 vjeç,  banues në Lezhë, i cili u konstatua  në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke  drejtuar  motorrçikletën  pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

– Ndue F. 48 vjeç ,  banues në  Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet ,  duke drejtuar motorrçikletën  pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

– Gjek M. 54 vjeç ,  banues në Lezhë, i cili u konstatua  në  aksin  rrugor Lezhë – Balldre,  duke drejtuar  motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

– Ndue D. 58 vjeç,  banues në  Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre,  duke drejtuar motorrçikletën  i  pa pajisur me leje drejtimi.

– Idajet R. 45 vjeç ,  banues në Kurbin ,i cili u konstatua në  aksin e vjetër Sanxhak-Laç, duke drejtuar motorrçikletën   pa  targa i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi Sh.S., 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili u konstatua  në  aksin rrugor Lezhë-Shkoder,  duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur , u kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprën  penale " Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

Policia e Lezhës , do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim  dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd