Transmetuar më 15-07-2017, 12:09

Identifikohet 14-vjeçari që humbi jetën gjatë mëngjesit të sotëm teksa u mbyt në plazhin e Marinës.
Mësohet se viktima është Endri Bejkotaraj, 14 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, rreth orës 10:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, përballë shkollës së Marinës, ku ai u transportua për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trupi i 14-vjeçarit, është gjetur nga pushuesit e tjerë të cilët e nisën menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





