Transmetuar më 15-07-2017, 11:35

Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Itali.

Sipas mediave italiane shqiptari po udhëtonte me automjetin e tij kur është përfshirë në një aksident gjatë mbrëmjes së djeshme në Cuneo.

Mediat shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përmbysur në rrugë.

Ai udhëtonte i vetëm ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd