Transmetuar më 14-07-2017, 18:00

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Lezhë, si pasojë e kontaktit me korrentin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Kotërr.

P.Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Kotërr, aksidentalisht pranë banesës së tij ka prekur telat e tensionit të mesëm dhe është goditur nga rryma elektrike.

Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, 57-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim të mëtejshëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd