Transmetuar më 14-07-2017, 14:10

Një tjetër peticion kundër Lulzim Bashës është hartuar, këtë herë nga 177 anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës.

Ata kërkojnë anulimin e procedurës së zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.

“Kërkojm anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statusin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason”, thuhet në letrën e firmosur.

Peticioni vjen vetëm dy ditë pas takimit që Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj patën me antëraësinë e PD-së në qytetin bregdetar.

Po ashtu, Patozi ka paralajmëruar një tjetër takim, por këtë herë në Vlorë. /k.k/noa.al/