
Policia e Shkodrës jep detaje rreth ngjarjes së rëndë ku një punonjës i ujësjellës-kanalizimeve humbi jetën. Policia ishte njoftuar për tre punonjës të cilët ishin bllokuar në një pusetë, ndërsa dy të tjerë ishin asfiksuar gjatë pastrimit të pusetës në lagjen "Partizani" Shkodër, në afërsi të kolegjit Turk.
Punonjësit u nxorrën nga shërbimet zjarrfikëse, për shkak të thellësisë.
Policia sqaron se Klodis Çeliku 35 vjeç, është nxjerrë jashtë pa shenja jete, ndërsa Maliq Selja dhe Gjon Gjoni u transportuan për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë nuk përmendet asnjë tel korenti, që fillimisht u dyshua se mund të ishte shkaku i tragjedisë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





