




Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në lagjen “Dergut” të qytetit të Shkodrës, ku një punonjës i ujësjellës-kanalizimeve ka humbur jetën ndërsa ishte duke pastruar një pusetë të ujërave të zeza, së bashku me dy punonjës të tjerë.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje shokuese ka qenë kontakti me një tel të zhveshur korenti, por nuk përjashtohet as asfiksia si pasojë e mungesës së oksigjenit në pusetën tre metra të thellë.
Sipas ShkodraNews, viktimë ka mbetur Klodis Çeliku 35 vjeç, dhe janë plagosur dy punonjësit e tjerë Maliq Selja, 24 vjeç dhe Gjon Gjoni 58 vjeç, të cilët u përpoqën të shpëtojnë kolegun e tyre.
Selja dhe Gjoni po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Shkodrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





