
Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona pas operacionit të koduar "Ndjekja", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Pas një pune intensive është arritur të dokumetohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” për shtetasit e mëposhtëm:
Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë.
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit :
B.Rr., 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Krujë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B.Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të marra është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke lëvizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta”, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakraj, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre amrë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B.Rr., ka arritur t’i shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në kuadër të opercionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e meposhtme :
60 kilogramë lendë e dyshuar cannabis sattiva, 3 aparate celularë të markave të ndryshme, 1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





