Transmetuar më 13-07-2017, 20:59

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në Shënvlash ku një 28-vjeçar me iniciale K.M.,  banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me motoçikletën tip Piaggio pa targa, me drejtues D.M., 55-vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd