Transmetuar më 13-07-2017, 14:23

Kryeministri Edi Rama i cili tre ditë më parë ndodhej në Turqi, në kuadër të forumit botëror të naftës në Stamboll, krahas takimeve zyrtare ka pasur edhe nga ato informate.

Rama është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në një resort turistik.

Më konkretisht ai dhe Vuçiç janë takuar rastësisht në resort, teksa kishin shkuar për të darkuar.

Bëhet me dije se Rama ka qenë duke darkuar me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan, në momentin që ka takuar rastësisht Vuçiç.

Pamjet e takimit mes tyre, janë publikuar në faqen në Instagram të resortit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd