
Një adoleshent ka mbetur i plagosur me dëmtime serioze, pas një sherri me një person në zonën e Kërrabës, në periferi të Tiranës.
Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua një 30-vjeçar nga Tirana, pasi ka goditur 14-vjecarin A.Q.
Pas një sherri për motive të dobëta Lorenc.H., ka goditur adoleshentin A.Q, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërrabë, pas një konflikti mes dy të rinjve gjatë ditës së djeshme .
E sinjalizuar për ngjarjen, policia bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Plagosje e rëndë më dashje”. /d.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





