Transmetuar më 13-07-2017, 07:52

Pak orë pas publikimit të listës me 100 emra, të cilët sipas Kryeministrit Rama janë denoncuar nga qytetarët për abuzim me detyrën, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkarkuar nga detyra dy prokurorë.
Bëhet fjalë për drejtuesit e organit të akuzës në Laç dhe Korçë. Përkatësisht, prokurorët Hysni Vata dhe Kol Hysenaj janë shkarkuar nga detyra, emrat e të cilëve ishin në listën e 100 personave të tjerë.
Nuk dihet ende nëse do të ketë lëvizje në institucionet e tjera të shtetit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





