
Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën "Sabaudin Gabrani", në Tiranë, ku u plagosën me armë zjarri dy persona. Policia e kryeqytetit thotë se ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë.
Në pranga kanë përfunduar Jurgen Shakri, 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Policia sqaron më tej se “ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip "Ëolksvagen Golf", janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj, 25 vjeç dhe Xh.V, 25 vjeç”.
Më pas konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit mes tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xhenis Vrapi dhe Jurgen Shakri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët, dhe 2 telefona. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





