Transmetuar më 12-07-2017, 10:19

Fenomeni i dhunës në familje nuk ndalet. Së fundmi një 53-vjeçar nga Dibra është shoqëruar në komisariat pasi rrahu bashkëshorten e tij. Ka qenë 37-vjeçarja me iniciale D.M, që ka denoncuar në polici dhunën e burrit, Edmond. M.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, gjithçka ka ndodhur në prani të fëmijëve, duke e bërë ngjarjen akoma edhe më të rëndë.

Gruaja ka pohuar në polici se dhunohej vazhdimisht nga i shoqi, madje ka deklaruar se në shumë raste, bashkëshorti i saj e ka rrahur edhe në sy të fëmijëve të tyre të mitur.

Pas denoncimit, policia e Dibrës ka vënë në pranga Edmond. M. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd