Transmetuar më 12-07-2017, 07:35

Në emisionin “Ekopolitik” është publikuar një video, nga një aksident me motor në Peqin.

Në video duket parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit, i cili më pas është aksidentuar.

Siç duket në video drejtuesi i motorit, pasi ka hyrë në parakalim, është përplasur me një automjet që po i vinte përballë.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorit ka humbur jetën.  Aksidenti ka ndodhur para dy javësh, ndërsa videoja u publikua ekskluzivisht në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd