
Ndërron jetë vajza 5-vjeçare e cila u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, së bashku me gjyshin e saj, te Kthesa e Kamzës (tek pallatet “Malazjane”.
E mitura e cila u përplas nga një makinë në periferi të Tiranës, ndërroi jetë në spitalin Ushtarak.
Xhaferr Kallari, 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, A.K., 5 vjeçe, kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip “Volksëagen” me drejtues I.H..
I moshuari dhe mbesa e tij u transportuan në spitalin Ushtarak, ndërsa gjendja e vajzës u paraqit serioze që kur shkoi në spital.
E mitura nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa i moshuari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e policisë për veprimet proçeduriale./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





