Transmetuar më 11-07-2017, 16:05

Mbrëmjen e djeshme, e hënë, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë të armatosur, u ngjitën në skenën e një lokali në Dhërmi.

 Ata arrestuan kompozitorin dhe muzikantin e njohur Edlir Begolli, i cili shoqëronte këngëtarin Gena.

Begolli sqaroi se ai u arrestua për shkak të volumit të lartë të muzikës.

“Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më çuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi",  rrëfen kompozitori për xing.al.

Begolli shprehet se ka mbetur i shokuar nga ngjarja dhe me të drejtë. Ai tha se nuk mund të trajtohet një artist si kriminel.

Ai tregoi se ndërkohë që ndodhej ende në skenë, thuajse ishte rrethuar nga uniformat blu, të cilët qartazi ishin përgatitur ta arrestonin.

Ky veprim i policisë nuk është miratuar as nga të pranishmit në lokal, pasi teksa Begollit po i vendoseshin prangat, salla shpërtheu në thirrje kundër tyre. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd