Transmetuar më 11-07-2017, 14:51

Jozefina Topalli e deklaruar publikisht kundër Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, veçanërisht pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, vijon akuzat e ashpra.

Ajo thotë se vendi është pa opozitë, dhe këtë shqetësim i’a ka përcjellë dhe një zyrtari gjerman.

“Me Dr. Joachim Pfieffer, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/Csu në Bundestag për ekonominë dhe energjinë, dhe Elke Kreiser. Ata ishin njohur me rezultatin rrënues të opozitës me 25 qershor. Bashkëbiseduam per zhvillimet e fundit politike”, shkruan Topalli në Facebook.

Ajo shton se i njohi ata me kërcënimin që sipas saj, shfaqet pas rreth gati tre dekadash, kur një kryetar partie i vetëshpallur i vetëngrirë, nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine që drejtoi, me 230 mijë vota më pak, ose me një renie rreth 35% me të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë me të keqe të Edi Rames.

Topalli bën me dije se, shprehu shqetësimin e thellë për rrezikun e mbetjes së vendit edhe pa një opozitë të vërtetë, si gjëja më kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd