Transmetuar më 10-07-2017, 16:46

Digjet makina e një oficeri të policisë së komisariatit të policisë së Krujës. Automjeti tip “Opel Forntera” në pronësi të oficerit të krimeve të rënda Trim Murati, gjatë natës duke u gdhirë e hëna, ka marrë flakë në rrethana të paqarta.

Mësohet se makina ishte parkuar në oborrin e shtëpisë, kur befas është konstatuar në flakë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë në pjesën e poshtme të mjetit, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, një tjetër makine në pronësi të Muratit i’u vendos lëndë plasëse duke shpërthyer. Ai ka thënë në polici se dyshon se gjithçka i është bërë për shkak të detyrës, pasi është përfshirë në aksionin anti-kanabis. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd