Transmetuar më 10-07-2017, 10:23

Një 17-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi tentoi të abuzojë seksualisht me një të mitur. Ai është identifikuar me inicialet F.Ç, teksa akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë".

Policia vendore sqron se “në datë 09.07.2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E.R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).

Me çështjen në fjalë po merret Prokuroria e rrethit. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd