Transmetuar më 10-07-2017, 08:58

Një bar-restorant është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të sektorit “Apollonia”. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në njoftimin paraprak, policia e qytetit bregdetar thotë se shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në frigorifer.
Po ashtu, mësohet se lokali është në pronësi të 36-vjeçarit me inicialet Xh.I
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes për të mbajtur situatën nën kontroll.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





