Transmetuar më 09-07-2017, 21:17

Vijon të jetë problematike situata e rënduar e trafikut në disa prej akseve rrugore në vend. Policia Rrugore njofton se mbetet e pandryshuar situata në rrugën Himarë-Vlorë, ku ka një fluks të rënduar të automjeteve.

Ngarkesë maksimale ka edhe në aksin Levan-Fier, ku po punohet për të normalizuar situatën.

Fluks në orët e para të mbrëmjes ka pasur edhe në hyrje të Durrësit, te Shkëmbi i Kavajës, si dhe autostrada Tiranë-Durrës.

Po ashtu, policia bën me dije se edhe në akset Lezhë-Milot-Fushë Krujë rruga është e mbingarkuar.

Këtij fluksi nuk i ka shpëtuar as Rruga e Kombit.

“Në kushtet e qarkullimit natën, dhe me trafik të dendur, Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me kujdes te shtuar”, thuhet në njoftimin e policisë, teksa paralajmërohen masa të rënda ndëshkimore për shkelësit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd