




Demi-Leigh Nel-Peters, e kurorëzuar Miss Afrika e Jugut 2017 ka përfunduar në qendër të një skandali mediatik pasi shfaqet teksa mban doreza llastiku gjatë një vizite tek disa fëmijë të prekur nga HIV/AIDS në Johanesburg.
22-vjeçarja që po përgatitet për konkursin e Miss Universit vizitoi disa fëmijë jetimë në Soweto, në periferi të kryeqytetit afrikano-jugor për t’i çuar atyre disa ndihma ushqimore. Ishte vetë Missi që u shërbeu fëmijëve për të ngrënë, por gjithmonë me doreza.
Në rrjet ka plasur polemika, ku shumë përdorues e kanë cilësuar 22-vjeçaren raciste. Demi-Leigh është shfajësuar duke publikuar një video në Twitter ku shpjegon se i ka përdorur dorezat për arsye higjienike. Mbretëresha e bukurisë gjithsesi ka kërkuar ndjesë për incidentin.
Por ka edhe nga ata që i kanë dalë në krah; në rrjetin social ka nisur të qarkullojë hashtagu #missSAChallenge ku çdokush është i ftuar të veshë një palë doreza në situata të ndryshme dhe të postojë foton.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





