Transmetuar më 08-07-2017, 22:28

Ata pa dyshim do të mbahen mend gjatë si çifti që u zunë, u përqafuan dhe u puthën më shumë në Big Brother 9. Nuk kalonte një ditë që ata mos të kishin një konflikt ose skenë xhelozie nga ajo.

Besoj të gjithë e kuptuat se kemi të bëjmë me Olsin dhe Fiorentinën. Edhe jashtë shtëpisë çifti duket se vazhdon po njësoj, me xhelozira, zënka…por edhe me dashuri.

Të ftuar në “Thumb” të dy, kanë treguar se raporti i tyre vazhdon të jetë njësoj edhe jashtë shtëpisë. Fiorentina ka treguar edhe autoret e mundshme të disa mesazheve kërcënuese që i kanë shkuar në adresë të saj.

“Më shkruanin vazhdimisht, më çonin mesazhe. Hapnin adresa të rreme prapë dhe më shkruanin. Kështu u desh të përgjigjesha dhe t’u thosha se ne s’kemi ndërmend të ndahemi. Nuk e di se kush ka qenë, por mendoj se mund të kenë qenë ish-të dashurat e Olsit”,ka rrëfyer ish-banorja, edhe pse të dy në çift e kanë kaluar me humor këtë situatë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd