Transmetuar më 08-07-2017, 15:16

Mendonte se i dhembte dhëmballa, por në fakt kishte tumor në gojë. Jenie Yoo, një vajzë 28-vjeçare tajlandeze nga Bangkoku, në vitin 2015 u diagnostikua prej kancerit, një lloj i rrallë tumori në nofull, i cili i deformoi totalisht fytyrën.

Pavarësisht një sërë ciklesh kimioterapie, sëmundja nuk u ndal dhe e reja e gjeti veten të shpërfytyruar.

Por në muajin qershor, situata e saj u përkeqësua edhe më shumë, duke nisur të kishte rrjedhje gjaku dhe të humbiste edhe dhëmbët, shkruan noa.al.

Të gjithë mjekët me të cilët kontaktoi i thanë se nuk ishte e mundur ndërhyrja kirurgjikale dhe ajo tashmë, nuk mundet as që të flasë.

Thuajse e dorëzuar ndaj fatit të saj, Yoo bën një apel të fundit, duke kërkuar ndihmë ndaj kujtdo për ta ndihmua… qoftë edhe për t’u kujdesur për të në mënyrë që të pushojnë sadopak prindërit e saj, të cilët qysh në fillim të sëmundjes, nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd