Transmetuar më 08-07-2017, 13:44

Bëri një vaksinë normale, por mbeti me cen përjetë. Vogëlushja australiane Isabel Olesen, nga Melbourne, 48 orë pas një vaksine, pësoi një reaksion alergjik shumë të rëndë, prej të cilit humbi shikimin.

Vogëlushja tashmë është 8 vjeçe dhe është mirë, por fatkeqësisht jeta e saj ka qenë e vështirë për shkak të komplikimit të njohur si “Stevens Johnson Syndrome”.

Vogëlushja rrezikoi jetën prej vaksinës, ku pasi shpëtoi nga rreziku, u desh të përballej me shumë terapi, për të mësuar sërish të ecë dhe flasë.

“Nuk mund ta besoja atë që po ndodhte. Kur e përqafova, pashë lëkurën e saj të kuqe të binte copa. Mbante erë të djegur, njëlloj si të ishte djegur”, tha nëna e saj Edwina.

Fatmirësisht Isabel, i’u nënshtrua një transplanti të kornesë, gjë që i mundësoi rifitimin e e një pjese të shikimit, duke shquajtur disa ngjyra, shkruan noa.al.

Nëna thotë se herë pas here ajo kërkon të dijë se pse nuk arrin të shikojë mirë, ndërsa prindërit mundohen që t’i shpjegojnë me qetësi atë që ka ndodhur, ndërsa e konsiderojnë si mrekulli faktin që është ende në jetë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd