Transmetuar më 08-07-2017, 12:04







Lajmi se këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël u përhap me shpejtësi.
Ndërsa fillimisht u përfol si thashethem, revista “Who” ka kontaktuar me miq të afërt të këngëtares bukuroshe, duke konfirmuar lajmin e bukur.
Ata kanë thënë se Zaimina ka dashur ta mbajë sekret edhe për pak kohë, por me sa duket mediat e kanë dekonspiruar. Aktualisht ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë, duke qenë se ka dashur të qëndrojë larg vëmendjes dhe syve kureshtarë këto kohë. Zaimina është prej vitesh e lidhur me një biznesmen të njohur nga Durrësi e duket se dashuria e tyre po finalizohet në mënyrën më të ëmbël.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





