Transmetuar më 08-07-2017, 10:41










Përplasja e dy automjeteve në autostradën Tiranë- Durrës, ka shkaktuar një trafik të rënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10.00 të paradites së sotme, ku dy makina janë përplasur mes tyre.
Siç mund të shihni në fotografi, për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin nga Tirana në drejtim të Vorës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për të zbuluar më shumë mbi çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





